Pse URSA?

Përdorimi i izolimeve të URSA ju siguron që asgjë nuk mund të shkojë keq. Departamenti ynë i cilësisë punon shumë për të siguruar pajtueshmërinë me standardet më të larta të cilësisë.

Mbrojtja nga i nxehti dhe i ftohti

Vetia mbrojtëse nga nxehtësia e një materiali ndërtimor është për aq më e mirë, sa më e ulët të jetë përçueshmëria termike ose vlera lambda (λD). Leshi mineral URSA dhe produktet XPS kanë përçueshmëri veçanërisht të ulët termike.

Në përdorim kjo çon në një përmirësim në vlerën U të komponentit. Vlera U është karakteristika teknike për cilësinë energjetike të një komponenti. Këtu vlen: sa më e ulët është vlera U, aq më i mirë është izolimi nga nxehtësia. Në këtë mënyrë, humbjet e energjisë ndalohen dhe konsumi i energjisë është dukshëm më i ulët.

Si efekt dytësor i izolimit termik, ndodh një temperaturë shumë më e lartë e sipërfaqes. Kjo sjell disa avantazhe:

  • Nëse temperatura sipërfaqësore rritet, reduktohet rreziku i kondensimit dhe formimit të mykut gjatë dimrit.
  • Nëse temperatura e sipërfaqes rritet, atëherë rritet edhe faktori i rehatisë në dhomë.

 

Përçueshmëria e ulët termike e materialeve izoluese URSA siguron që nxehtësia të mos hyjë në ndërtesë edhe gjatë verës. Kjo do të thotë, efekti i dimrit thjesht kthehet në efekt të kundërt  - nxehtësia nuk lejohet të hyjë në shtëpi.

Si bazë për këtë është një komponent ndërtimi i izoluar mirë. Për të rritur më tej mbrojtjen tuaj nga ngrohja gjatë verës, faktorë të tjerë janë vendimtarë:

  • Madhësia, orientimi dhe përshkueshmëria e energjisë (g-vlera) e dritareve
  • Efektiviteti i pajisjeve mbrojtëse nga dielli (sidomos për dritaret e çatisë)

 

Ventilimi i duhur (sidomos ventilimi në gjysmën e dytë të natës)

Izolimi akustik

Çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj mijëra tingujve. Disa na pëlqejnë, e disa jo.

Për shkak të elasticitetit të tyre, materialet izoluese nga leshi mineral i URSA ju ofrojnë jo vetëm izolimin termik shumë të mirë, por edhe karakteristika të zbutjes së zhurmës. Prandaj, ato gjithashtu mund të përdoren për izolim akustik midis dhomave ose kundër zhurmës së jashtme.

Me materialet izoluese nga leshi mineral URSA, është lehtësisht e mundur, për shembull, që muret e lehta ndarëse të kalojnë përmasën e izolimit akustik të mureve masive ndarëse të së njëjtës trashësi. Përdorimi në çati të pjerrët si një izolim i ndërmjetëm, mund të rezultojë në një reduktim të ndjeshëm të zhurmës së jashtme, p.sh. përmes trafikut, zhurmës së aeroplanëve ose shiut.

Materialet izoluese të leshit mineral URSA mund të përdoren gjithashtu për të përmirësuar akustikën. Panelet përthithëse të tingullit absorbojnë zërin e padëshiruar në dhomë.

Mbrojtja nga zjarri

Për arsye sigurie, mbrojtja nga zjarri luan një rol esencial në ndërtesa. Përdorimi i leshit mineral URSA siguron standarde shumë të larta të sigurisë në rast zjarri.

Kur bëhet fjalë për zjarr, ekzistojnë dy përkufizime kyçe, të cilat janë jashtëzakonisht të ndryshme:

Ndezshmëria
Ndezshmëria është veti e një materiali ndërtimor dhe klasifikohet në klasa, nga A1 deri në F. Të gjitha produktet e leshit mineral URSA nuk janë të ndezshme (A1, A2, s1-d0) dhe me këtë i përmbushin standardet më të larta.

Rezistenca ndaj zjarrit
Rezistenca ndaj zjarrit është një veçori karakteristike e një komponenti dhe përshkruan për sa kohë kjo komponentë e përmbush një objektiv mbrojtjeje të kërkuar. Përshkrimet më të zakonshme në fushën e ndërtimtarisë janë R- kapaciteti i ngarkesës, E- ndarja e hapësirës dhe I- izolimi termik. Numri tregon periudhën kohore për të cilën ruhet fuqia: 15, 30, 45, 60, 90, 120, 180, 240.

Produktet e leshit mineral URSA mund të përdoren për mbrojtjen parandaluese të zjarrit (nuk formojnë tym dhe shkrirje të lëndës djegëse).

Kualiteti i ajrit të brendshëm

Materialet izoluese të leshit mineral URSA japin një kontribut pozitiv në një klimë të shëndetshme shtëpie.

Të gjitha produktet e brendshme të URSA kanë etiketën vullnetare Engjëlli i Kaltërt për "emetim të ulët".  Eko-etiketa i jepet materialeve të tilla izoluese termike, të cilat prodhohen përtej kërkesave ligjore me nivel të ulët ndotës dhe janë të padëmshme në mjedisin rezidencial nga pikëpamja e shëndetit.

Përveç kësaj, të gjitha produktet e brendshme jenë vlerësuar me certifikatën Eurofins INDOOR AIR COMFORT GOLD. Certifikata e vlefshme në të gjithë Evropën demonstron pajtueshmërinë me standardet vullnetare më të larta në BE për emetimet në ajrin e brendshëm.

 

 

Efiçienca e energjisë

A keni menduar ndonjëherë se sa të dhëna ju i përdorni kur blini një telefon celular, kompjuter, televizor apo pajisje të tjera teknike? Apo kur blini për shembull një automobil!

Në këtë rast, lista e të dhënave teknike është gjithashtu shumë e gjatë dhe shërben si mjet për të krahasuar modelet e ngjashme, gjë që ndoshta ndihmon në përzgjedhje.Automobili është një mjet transporti dhe konsumi i karburantit është një faktor i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes. Sa më i ulët të jetë konsumimi i karburantit, aq më e ulët është kostoja, dhe nëse vozisni shumë kilometra në vit, ky faktor është shumë i rëndësishëm.

Konsumi i energjisë në ndërtesa llogaritet në mënyrë të ngjashme. Ai llogaritet duke marrë parasysh zonën e ngrohjes në aspektin e metrave katrorë, e jo në numrin e kilometrave, deri sa të flitet për kapacitetin e ngrohjes.

Ky numër quhet numri i prodhimit të nxehtësisë, ai përdoret njëlloj si përllogaritja e konsumit të benzinës për makina, si një vlerësim i konsumit të pritshëm të nxehtësisë vjetore. Sa më i ulët të jetë ky numër i prodhimit të nxehtësisë, aq më i ulët do të jetë konsumi i pritshëm i energjisë, si vaji për ngrohje, gazi natyror apo biomasa.

Ky fakt është i vlefshëm, duke marrë parasysh që humbja e ngrohjes është shkaktuar brenda pragut të parashikueshëm, në varësi të sjelljes së konsumatorit.

Rregulloret teknike rregullojnë standardin e nevojshëm minimal të kërkuar për izolim termik në ndërtesa dhe kjo duhet të përshkruhet në lidhje me izolimin termik në ndërtesa. Kjo do të thotë se në praktikë nuk ka pengesë për izolim më të mirë termik në ndërtesa sesa që kërkohet nga kjo rregullore. Përkundrazi, numri i prodhimit të nxehtësisë si dhe shpenzimet e konsumit vazhdimisht në rritje janë zvogëluar, siç është rasti për ndërtesat më të izoluara.

Argumenti i sipërpërmendur është i vërtetë nëse janë të pranishme si ventilimi i përshtatshëm e po ashtu edhe një sistem i ngrohjes, i planifikuar dhe i prodhuar siç duhet

Pa marrë parasysh trashëgiminë, dhuratat, lojërat e fatit dhe lotarinë, ku ka një shans të vogël suksesi, ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe e ndërsjellë për të arritur qëllimet tuaja financiare:

ose duhet të rriten të ardhurat, që do të thotë - më shumë punë, më pak kohë të lirë dhe rrjedhimisht një cilësi më e ulët në aspektin e marrëdhënieve personale
ose ju duhet të ulni kostot, gjë që zakonisht ndërlidhet me sakrificë. Por kjo nuk duhet të jetë gjithmonë ashtu!

Kostot e ngrohjes duhet të mbulohen, përndryshe mund të ngriheni. Në rastin e ndërtesave që nuk ngrohen në mënyrë optimale, formohet kondensimi në mure. Uji i kondensimit krijon myk, duke shkaktuar dëme në suvatim dhe në orendi, si dhe ndikon negativisht në shëndet.

Në tërësi, ndikimet janë negative e të kushtueshme.

Ana e mirë e shpenzimeve të ngrohjes është se, është e mundur q[ ato të zvogëlohen me masa relativisht të thjeshta - për shembull, me një sasi të mjaftueshme të izolimit termik, i cili është punuar mirë dhe në mënyrë cilësore.

Ky potencial i kursimit është shumë i dobishëm, sidomos në rastin e ndërtesave të vjetra, të cilat nuk janë të izoluara mjaftueshëm ose nuk janë fare të izoluara, të ndërtuara me një standard të ulët të izolimit termik.

Vlerësimi i rrjedhës së energjisë mundëson një vlerësim të potencialit të kursimeve dhe përcakton masat e mundshme të përshtatshme për zbatimin e tyre. Është e këshillueshme të vlerësohet konsumi i dëshiruar i energjisë për ndërtesat e reja brenda ndërtesës, në kuptim të numrit të vlerës së energjisë; që do të thotë, konsumin më të lartë të mundshëm për metër katror të hapësirës për ngrohje.  Në këtë rast, kursimet e energjisë përcaktohen në raport me vlerën e konsumit, dhe ky i fundit llogaritet në përputhje me standardet zyrtare të kërkuara.

Këta faktorë duhet t'i kemi parasysh:

Çmimet e energjisë po rriten dhe do të vazhdojnë të rriten edhe më tej, për një numër arsyesh: për shkak të kërkesave për të zvogëluar ndotjen e ambientit; rritja e konsumit të energjisë; disa nga burimet e energjisë po harxhohen.

Vlera reale e pensioneve po zvogëlohet; prandaj, ne duhet të sigurojmë një sistemin jo të detyrueshëm të pensioneve.

Pensioni jo i detyrueshëm (pensioni jo-obligativ) gjithashtu mund të arrihet pa shumë sakrifica - nga njëra anë, duke investuar në një plan të veçantë, të sigurt dhe fitimprurës »një shtëpi që kursen energji« - pas periudhës së kredisë për investime (përafërsisht rreth 4 vite), kursimet që janë përdorur deri më tani për kostot e ngrohjes, mund të investohen në burimin e ri të të ardhurave.

Përpunimi

Leshi mineral URSA është një material izolues shumë i lehtë për përdorim dhe mund të përpunohet shpejt dhe lehtë në sajë të vetive të tij:

Natyra elastike e materialit lejon që të mbushen plotësisht zbrazëtitë dhe të shmangen urat termike dhe akustike. Në këtë mënyrë përmirësohet dukshëm performanca e nxehtësisë dhe akustikës.

Cilësia e kompresimit të lartë, e bën transportin në vendin e ndërtimit dhe përdorimin shumë më të lehtë dhe më të shpejtë.

Materiali është i lehtë për t'u përdorur dhe nuk kërkon shumë kohë për matje gjatë prerjes. Hulumtimet e kryera në Austri tregojnë se përdorimi i leshit mineral mund të kursejë më shumë se 40% të kohës së montimit, në krahasim me produktet izoluese jo të kompresuara me densitet më të lartë.

Mjedisi

Materialet e izolimit URSA prodhohen në një mënyrë veçanërisht miqësore për mjedisin dhe resurset. I gjithë procesi i prodhimit është i certifikuar sipas DIN EN ISO 14001 "Menaxhimi i mjedisit".

Leshi i xhamit përbëhet nga më shumë se 90% nga lëndë të para natyrale minerale, si psh. rëra. URSA PUREONE prodhohet duke përdorur më shumë se 50% xham të ricikluar. Kjo mbron burimet e vlefshme të tokës.

URSA XPS është ekskluzivisht në mënyrë ekologjike i shkumëzuar me CO2 dhe përmban ajrin si një gaz qelizor. Prodhimi kryhet me përdorim të lartë të materialit të ricikluar.

Produktet URSA kanë përçueshmëri veçanërisht të ulët termike dhe janë andaj veçanërisht të përshtatshme si materiale izoluese termike në ndërtim të lartë. Konsumi i energjisë i ndërtesave do të reduktohet në mënyrë të qëndrueshme. Kjo është zgjidhja më ekonomike dhe efikase për të reduktuar emetimet e CO2 të ndërtesave tona. Materialet tona të izolimit kontribuojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e klimës dhe përmirësojnë gjithashtu mbrojtjen nga ngrohja, zëri dhe nga zjarri në ndërtesa.

Cilësi e testuar

Përdorimi i izolimeve të URSA ju siguron që asgjë nuk mund të shkojë keq. Departamenti ynë i cilësisë punon shumë për të siguruar pajtueshmërinë me standardet më të larta të cilësisë. Të gjitha fabrikat tona janë certifikuar sipas ISO 9000, duke garantuar performancë maksimale në çdo proces.

 

 

Engjëlli i kaltër

Produktet URSA PUREONE, URSA GLASSWOOL, URSA TERRA përmbushin kërkesat e larta të vulës së cilësisë "Engjëlli i kaltër - mbron mjedisin dhe shëndetin - për shkak të emetimit të ulët". Veçanërisht në hapësirat e brendshme, përdorimi i produkteve të sigurta shëndetësore është veçanërisht i rëndësishëm. Ato janë prodhuar përtej kërkesave ligjore me emetim të ulët dhe kanë një ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit në hapësirat e brendshme. Përveç kësaj, gjatë etiketimit merret parasysh cilësia e produktit në lidhje me izolimin termik dhe mbrojtjen akustike.

 

Etiketa CE

Materialet izoluese nga leshi mineral URSA PUREONE, URSA GLASSWOOL dhe URSA TERRA prodhohen, testohen dhe etiketohen sipas standardeve evropiane ÖNORM EN 13162. Konformiteti i produkteve me kërkesat e standardit të produktit vërtetohet sipas ÖNORM EN 13172 dhe jep të drejtën në vendosjen e etiketës CE.

Sqarimet e veçorive të produkteve URSA mund të kërkohen në internet, me anë të DoP-Nr.

Hapeni faqen http://dop.ursa-insulation.com/ dhe shkruani numrin DoP të plotë dhe pa lënë hapësirë (psh. 49XPSN3013071) në fushën përkatëse. Klikoni butonin „Query“. Sqarimet e veçorive të produkteve i keni të gatshme për shkarkim në PDF format. Pastaj zgjidhni gjuhën e dëshiruar në faqen e parë në dokument. Ju do ta shihni të shfaqur sqarimin e veçorive të produktit.

 

 

 

Certifikata EUCEB

Certifikuar sipas ÖNORM EN ISO 9001

Produktet URSA gjithashtu kanö edhe certifikimin nga Bordi Evropian i Certifikimit për Produktet e Leshit Mineral (EUCEB) - një mjet për të vërtetuar se izolimi prodhohet sipas standardeve të përcaktuara në pjesën Q të Rregullores (EC) Nr 1272/2008.

 

 

Etiketa e cilësisë RAL

Materialet e izolimit nga leshit mineral URSA janë të padëmshme për shëndetin, mund të përpunohen pa masa shtesë të sigurisë në punë dhe janë shënuar me etiketën e cilësisë RAL "Produkte nga leshi mineral".

 

 

Eurofins INDOOR AIR COMFORT GOLD

URSA PUREONE është pa formaldehid dhe përbërës të tjerë të paqëndrueshëm (VOC). Ai i përmbush vlerat më të larta të limiteve ligjore si dhe atyre vullnetare për emetimet e produktit. Kjo do të thotë që URSA PUREONE i plotëson kërkesat e rrepta të certifikatës nga Eurofins, Air Comfort Gold.

 

Prodhimi i URSA GLASSWOOL

Leshi mineral prodhohet nga mineralet natyrore, si gëlqere, bazalt, dolomit, ortoklaz, rërë dhe xham i ricikluar. Këto lëndë të para do të vazhdojnë të jenë në dispozicion edhe në të ardhmen në sasi të mjaftueshme. Materiali shkrihet dhe përpunohet në temperaturë prej rreth 1400°C. Për të stabilizuar materialin izolues, shtohen lidhësit në sasi të vogla (rreth 5%).

Produkteve të URSA PUREONE i shtohet për shembull një lidhës akrilik me bazë uji, i cili nuk përmban as ngjyra artificiale as përbërës organikë.

 

Prodhimi i URSA XPS

URSA XPS prodhohet sipas kërkesave të zbulimeve më të fundit teknologjike. Panelet e polistirenit të ekstruduar në shkumë të fortë URSA XPS N (natyrale) janë të shkumëzuara ekskluzivisht me CO2. Ato nuk përmbajnë gazra shtytës FCKW, HFCKW dhe HFKW.