Tavan i pezulluar

Tavanet e pezulluara janë tavane të lehta, të cilat janë varur nën tavanin aktual të zhveshur. Hapësira ndërmjet përdoret për instalime si kanalet e ventilimit, kabllot etj. Ndriçime montuese mund të vendosen në sipërfaqen e këtyre tavaneve, në mënyrë që të arrihet një pjesë e rrafshët e tavanit. Shajakët e izolimit URSA dhe panelet izoluese akustike gjithashtu i japin tavanit të pezulluar edhe funksionin e izolimit shtesë termik dhe akustik. Komponentët e sistemit URSA SECO PRO janë të disponueshme për izolim hermetik dhe mbrojtje nga lagështia.

Përparësitë

Një tavan akustik ndihmon në zvogëlimin e zhurmës së gjeneruar në dhomë dhe ngarkesës lidhur me të. Për shkak të shkallës së tyre të lartë të absorbimit të zërit, panelet izoluese akustike URSA përshtaten në mënyrë ideale si materiale izoluese. Përmes laminimit të tyre me lesh xhami të zi, ato mund të aplikohen në tavanet e shpuara.

Panelet izoluese akustike përdoren edhe në salla të koncerteve e kinemave pas veshjeve të murit, për të siguruar kushte otpimale akustike.